Këngëtari shqiptar duket si adoleshent por paska grua dhe fëmijë, shtangen fansat

Fuego është emri më i ri që i është bashkuar skenës muzikore shqiptare vitin e kaluar. Anëtari i “On Records” publikoi projektin e tij të parë zyrtar me titull “Hala” më 19 prill të vitit 2017, një produksion i dyshes së famshme Zzapp & Chriss. Po cila është jeta e tij private? Në internet këngëtari i hip-hop-it ka deklaruar vetëm datën 26 maj, por jo vitin e lindjes. Por edhe pse duket shumë i ri në moshë dhe pamje adoleshenti ai ka shtangur fansat me një set fotografish që ka realuzuar, ku pozon si kryefamiljar me gruan dhe fëmijën. Fotot janë realizuar nga Agon Gjinofci, ku të tre shfaqen si familje e lumtur. Ndërkaq në fotot e postuara në Instagramin e fotografit kanë plasur komentet, të cilët jo vetëm që nuk e besojnë që ai është baba me fëmijë, por i kërkojnë që të tregojë të vërtetën nëse kjo është familja e tij apo jo. Emri i tij i vërtetë është Ensar Elshani dhe më 22 Korrik 2017, publikoi videoklipin “Dashni”, në bashkëpunim me Nikka. Ndërsa më datë 30 Dhjetor 2017, publikoi videoklipin “Flex” me Getinjon.