Këngëtari shqiptar bën deklaratën e papritur: Si më ngacmoi seksualisht polici!
Enur Pakashtica është një këngëtar i njohur nga Kosova, i cili së fundmi ka vendosur që të rrëfejë një eksperiencë aspak të këndshme që i ka ndodhur pak kohë më parë. Përmes një postimi në “Twitter”, Enuri tregon se është ngacmuar seksualisht nga një polic.
Madje nuk ka mundur që të flejë dy net nga trauma që ka pësuar. Më pas këngëtari nuk lë pa përmendur ngacmimet e shumta seksuale që u bëhen çdo ditë femrave, dhe askush nuk dënohet për to. “Para një kohe më ka ngacmuar seksualisht një POLIC (mashkull) – [nuk po e paragjykoj orientimin e tij seksual] vetëm se s’kam mundur të flej nja 2 ditë nga trauma. Veç dua të them, tani paramendoni qikat që çdo ditë pasi dalin prej pragut të shtëpisë e kanë TË PAKTEN një: uo ta hangsha…”, ka shkruar Enur në postimin e tij në “Twitter”.
Kujtojmë se Pakashtica iu rikthye muzikës me bashkëpunimin që pati me këngëtarin e njohur, Adrian Gaxha. Enuri kishte angazhime në televizor, dhe pas përfundimit të aventurës në “X Factor” vite më parë, këngëtari vendosi të rikthehej në tregun muzikor me këngën “Ajshe”./Panorama Plus