Këngëtari shqiptar aksidentohet me familjen rrugës për në Zvicër: “Oh Zot, kujtova se i humba në ujë!”

Këngëtari nga Kosova, Labinot Rexha dhe familja e tij u përfshinë në një aksident të frikshëm fundjavën që lamë pas. Teksa udhëtonte me familjen e tij drejt Zvicrës, makina e tyre rrezikoi të binte në një lartësi 100 metra. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari në profilin e tij në Facebook, ku lajmëron se familja e tij është shëndoshë e mirë. Labinoti shpreh ankthin dhe tmerrin që përjetoi kur tha se nuk po dëgjonte zërin e djalit, shkruan IconStyle.

Labinot-Rexha-2

“Oh zot faleminderit që shpëtova familjen dhe veten! Një aksident pësova sot në mëngjes, rrugës për Zvicër dhe falë Zotit shpëtuam nga një largësi 100 metra, sot kuptova që pasuria, fama nuk është asgjë, oh Zot begatoje atë person që i ka bërë këto barriera se sot sigurt do humbja veten dhe gjithë familjen. Nuk kishte asgjë më të keqe kur 3 minuta nuk dëgjova zërin e familjes, kujtova se i humba në ujë, por dëgjova zërin e djalit tim te vogël Aliun, që më tha që jam mirë, oh Zot faleminderit faleminderit faleminderit, ti je mëshirues mëshirëbërës!”, përfundon statusi i tij.

Labinot-Rexha-3 Labinot-Rexha-1