Këngëtari i njohur shqiptar zemërthyer nga Miriam Cani: “Po të kthehej ajo, unë…”

Në jetë përballesh me shumë zhgënjime dhe diçka e tillë i ka ndodhur këngëtarit të njohur shqiptar, Ylli Limanit. Miriam Cani është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare dhe shumë e preferuar nga publiku. Prej shumë edicionesh ajo është pjesë e spektaklit “The Voice” aty ku mund të ketë “thyer shumë zemra”. Një prej tyre edhe atë të këngëtarit të njohur Ylli Limani. Këngëtari rrëfeu në “Pasdite në Top Channel”, historinë dhe eksperiencën e parë në talent shoë-n “The Voice of Albania”, nga i cili nuk la pa përmenduar edhe pengun për Miriam Canin. “Po desha të kthehej Miriami, për shkak të stilit dhe butësisë artistike, por ajo nuk u kthye. Nëse do të ishin kthyer të katërt, kurrsesi nuk do ta kisha zgjedhur Eltonin. Më dukej gati i frikshëm, shumë i rreptë, por ishte krejt e kundërta”, -tregoi Ylli. Pavarësisht se nuk ishte zgjedhja që ai dëshironte, bashkëpunimi i tyre rezultoi një sukses i vërtetë./Story.al/