Këngëtari i njohur puth vajzën në buzë, historia e patreguar e babait që nuk prezanton kurrë gruan
Këngëtari i njohur Valton Krasniqi, ka publikuar një fotografi bashkë me vajzën e tij të vogël duke u argëtuar dhe duke e puthur në buzë. Nuk është hera e parë që një personazh i famshëm poston foto duke shkëmbyer puthje të tillë me fëmijën e tij, ndaj pyetja që bëjnë shpesh fansat e tyre është: “A është normale ky gjest që bëjnë baballarët me vajzat e tyre të vogla?” Përgjigjen e saktë mund ta japin psikologët, ndërkohë që “Story.al” ju sjell historinë personale të Valtonit si babai, i cili nuk e prezanton kurrë gruan e tij në publik. Ai e prezantoi fëmijën e tij vetëm para një viti, kur të gjithë mendonin se ishte një djalë beqar. Postimi i një fotoje në Instagram me të bijën nuk ishte diçka e zakonshme, pasi Valtoni e kishte mbajtur larg vëmendjes mediatike vajzën e tij dhe jetën private. “Fëmija është i vetmi që përjeton botën në mënyrë të vërtetë, të gjitha të tjerat janë artificiale“, shkruante poshtë fotografisë këngëtari nga Kosova, po që jeton në Zvicër. Prej një viti në Instagramin e tij shihet që Valtoni shijon pushimet me vajzën e tij në Paris Disneyland, por pa partneren, pra nënën e vajzës./Story.al/