Këngëtari i njohur deklaron për herë të parë lidhjen me Marsela Çibukaj: “Ajo është muza ime”

Këngëtari energjik i muzikës ‘rock’, Vitmar Basha ka qenë dje i ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”. Gjatë programit ai foli për koncertin e tij të mbajtur ditën e djeshme tek ‘Teatri i kukullave’, ku prezantoi albumin e tij të titulluar ‘9’.

Screenshot_2019-02-02-14-53-19-1

Ndër të tjera Basha pranoi për herë të parë se është në një lidhje me këngëtaren e njohur Marsela Çibukaj dhe se motivi i tij për këtë album është pikërisht ajo. Ai theksoi se Çibukaj ka qenë shtysa kryesore e gjithçkaje dhe e ka quajtur këngëtaren muzë të tij.

Screenshot_2019-02-02-14-53-51-1

Vitmar shtoi gjithashtu se albumi i nxjerrë së fundmi është një dedikim për Marselën, duke qenë se muzika është ajo çfarë e ka bashkuar dyshen. Basha tha se këtë projekt do ta vazhdojë dhe në qytete të tjera, duke promovuar më tepër albumin e tij. Artisti i njohur ka jetuar në Itali për 15 vite, por në vitin 2009 u kthye sërish në Shqipëri për t’i dhuruar publikut shqiptar muzikë të mirë.

Screenshot_2019-02-02-14-52-26-1

Ndër vite ai ka prodhuar hite mjaft të pëlqyera që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot. PO ashtu dhe Marsela u rikthye për karrierë në Shqipëri, pas disa vitesh jetesë me familjen në Itali.