Këngëtari: Motra dhe vëllai abuzuan seksualisht me mua
Këngëtari i hip-hopit, Aaron Carter akuzon motrën dhe vëllain e tij Leslie Carter dhe, Nick Carter, ( ish-anëtarit të Backstreet Boys) për abuzim seksual.
Këtë gjë këngëtari e ka shprehur me anë të një postimi në rrjetet sociale dhe publikisht duke fajsuar dy antarë të familjes.
“Motra ime ka abuzuar me mua nga mosha 10 deri 13 vjeçare, kur s’merrte mjekimin që i nevojitej. Asaj nuk i pëlqente si ndihej kur merrte mjekimet dhe për këtë arsye shumë herë nuk i pinte. Por kur nuk i pinte ajo bëntë gjëra që nuk do të donte t’i bënte. Jam abuzuar seksualisht jo vetëm nga ajo, por edhe nga dy balerinë kur isha 8 vjeç. Im vëlla më ka abuzuar gjithë jetën”.
Aaron akuzon vllain e vet duke thënë se ai ka perdhunuar dhe një vajzë të familjes, Nick Carter nuk iu është përgjigjur akuzave./Gazeta Liberale