Këngëtari Meda: E kam rrahur Sinan Hoxhën në mes të Tiranës
Vjollca Haxhiu dhe Meda ishin të ftuarit e kësaj jave në emisionin “n’Kosovë Show”. Meda, i cili ka deklaruar se ka gati për publikim shtatë këngë të reja, ka folur rreth karrierës dhe jetës së tij private.
Ai mendon se në tregun muzikor në vend nuk ka xhelozi, ndërsa pretendon se nuk e di se kush nga kolegët mund t’ia xhelozojë suksesin në muzikë.
Këngëtari ka folur edhe për bashkëshorten, duke treguar se ajo nuk është aspak xheloze për të. “Nuk besoj. Gruan e kam takuar, duke e bërë këtë punë dhe jo në xhami. Ajo e di punën time në muzikë”, tha ai sipas Lajme-Shqip. Ndërkohë që në një nga deklaratat të këtë studio televizive, Meda, me shaka, tha se është rrahur fizikisht me Sinan Hoxhën dhe Sinan Vllasaliun në mes të Tiranës.