Këngëtari kërkon të dashur në “Përputhen”, loja e djalit që puthet me Shqipen dhe frekuentohet me Melisën
Konkurrentët e “Përputhen” janë kthyer ndër personazhet më të komentuar në media e rrjete sociale.
Së fundmi, programit i është bashkuar edhe një vajzë e re, Melisa, e cila zgjodhi Mevlanin për takimin e saj të parë.
Melisa nuk është hera e parë që përballet me kamerat, pasi dikur ka qenë për pak kohë në rolin e Sofias në “Zonë e Lirë”.
22-vjeçarja ka konkurruar gjithashtu në “Miss Universe Albania”. Melisa studion për mjekësi, është balerinë dhe tani është në kërkim të dashurisë.
Ndërkohë, me hyrjen e saj në lojë, Melisa u përplas me një prej djemve. Ajo tërhoqi menjëherë vëmendjen e djemve pas hyrjes, duke kërcyer në studio me një veshje shumë sensuale.
Por ndryshe nga prurjet e reja në “Përputhen”, Melisa e nisi me “sherr” me disa prej konkurrentëve. Përveç kritikave që i bëri sjelljes së Anës dhe një fjale të shkëmbyer me Andin, më keq Melisa u kap me Elvisin.
Debati u tensionua shumë, pasi ajo i tha se, “nuk je burrë, pas mënyrës se si ke vendosur të mos takosh Shqipen”.
“Pse anulova takimin me Shqipen, është zgjedhja ime. Ndërsa as me ty s’do të dal kurrë!”– iu përgjigj i tensionuar Elvisi.
“Po shumë mirë se as unë nuk dua, se as më pëlqen, as je i bukur, asgjë,”– tha Melisa.
Por ndërkohë që ajo ka zgjedhur Mevlanin, ai nga ana tjetër sapo ka publikuar një klip muzikor ku shfaqet në skena sensuale e intime me Shqipe Hysenajn, e cila u përjashtua nga programi pak ditë më parë.
Mevlan Shaba, i cili është pjesë e muzikës, është 33 vjeç, ka lindur në Kavajë dhe jeton në Gjermani.
Pozicioni aktual i punës është asistent menaxher, por ndërkohë punon paralelisht për të ndërtuar karrierën e tij mes dy vajzave “sherrxhie”, në kuptimin që janë të zonjat për ta shprehur mendimin e tyre hapur.
Le të presim nëse ai puthet me Shqipen, por në fund do përputhet me Melisën.
/Panoramaplus.al