Këngëtari i njohur tallet keq me Don Xhonin dhe Mozzik: Njëri këndon ashtu si flet, tjetrit as japonezët nuk ia rregullojnë tingullin

Këngëtari i mirënjohur Sinan Vllasaliu dha intervistën e parë pas 8 vitesh dhe për këtë zgjodhi pikërisht emisionin ‘Glamour Zone’ të moderatores Ester Bylyku.

Ndër të tjera, Sinanit iu kërkua nga moderatorja të dëgjojë këngën e Don Xhon me Loredanën dhe t’i vendosë një notë. Por duket se Sinani nuk është ndonjë fans i këtij stili muzikor.

Ester Bylyku: Don Xhon- Loredana, çfarë note i vendos kësaj kënge?

Sinan Vllasaliu: Japonezët duhet t’ia rregullojnë tingullin. Nota 6

Ester Bylyku: Çfarë nuk të pëlqeu?

Sinan Vllasaliu: Teknikisht. Ai këndon si flet. Pasi dëgjoi këngën Phantom nga Butrint Imeri, ky ka qenë reagimi i tij.

Sinan Vllasaliu: Çfarë thotë? Seriozisht e ka ky? Këngë tanga-manga. Ik dil.

Ester Bylyku: Çfarë note i vendos?

Sinan Vllasaliu: 5.

Një koment pati gjithashtu dhe për Mozzik. “A është normal ky. Çfarë janë këto fjalë. Është turpi i botës.”, tha ai. Sinani është padyshim një ndër zërat më të mirë shqiptare dhe ka sjellë ndër vite shumë hite.