Këngëtari i njohur shqiptar rezulton pozitiv me Covid-19

Shtimi i ndjeshëm i rasteve me Covid-19 në vendin tonë, nuk i ka “kursyer” as personazhet e njohur shqiptarë, që nga politika e deri tek showbizi. Dje konfirmuan se kishin rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit, kryebashkiaku Erion Veliaj, disa prej deputetëve të parlamentit apo edhe moderatori i njohur, Bledi Strakosha.

Ndërkohë sot këngëtari Art Abazi ka bërë me dije se edhe ai është infektuar nga virusi. Në një postim në Instagram, Arti, që për ju që nuk e dini është vëllai i Dren Abazit, shkruan se pas problemeve shëndetësore nga dita e dielë dhe trajtimeve në shtëpi, ju nënshtrua testit të Covid-19 dhe rezultoi pozitiv. Ai bën me dije se tani është më mirë se ditët e kaluara, ndërkohrë që bën thirrje për vendosjen e maskës dhe respektimin e rregullave.

Shërim të shpejtë për Artin dhe mbani maskën njerëz!

/News31.al