Këngëtari i la të gjithë pa fjalë: Kam dashur të vras veten dhe nuk jam i aftë të kryej veprime bazë
Liam Payne, i njohur si antar i ‘One Direction’, me suksese të njëpasnjëshme në muzikë, ka bërë një rrëfim që i la të gjithë pa fjalë.Teksa fliste për podcast-in ‘Diary of a CEO’, këngëtari zbuloi detaje tronditëse për jetën e tij, veçanërisht periudhën që ka qenë pjesë e grupit të famshëm muzikor.
Asokohe, Liam paska vaujtur shumë me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit dhe pasojat më të mëdha i pati në shëndetin mendor.
“Isha milioner në moshën 22-vjeçare, por fama më bëri aq keq saqë as gjërat bazike si përshembull pagesa e sigurimeve të makinës, nuk mund t’i realizoja. Isha mësuar ta bënin çdo gjë për mua. Kam pasur edhe mendime për të vrarë veten. Isha i varur nga droga dhe alkooli dhe për të gjitha ja vë fajin famës që e mora në moshë shumë të vogël”, rrëfeu Liam.
Gjithashtu këngëtari pranoi ndarjen nga e fejuara e tij, të cilës i propozoi rreth një vit më parë me një unazë që vlente 3 milionë dollarë./revistawho.com