Këngëtari i hitit “Qejf o qejf o qerrata”: Këto balluke më kanë ngrënë shpirtin, rakinë e dua 20-21 gradë
Këngëtari i muzikës popullore, Spartak Xhaferraj, i njohur për këngën “Qejf o qejf o qerrata”, ka qenë së fundmi në qendër të mediave, pasi emri doli në sistemin MEMEX të publikuar nga hakerat iranianë.
Ndërsa më tej, Spartaku ka folur për muzikën, duke theksuar se vazhdon të këndojë në dasma. Ai ka veçuar se në Fier ka marr më shumë para dhe ka pasur mikëpritje më të mirë.
“Unë nuk është se kam dashur të bëjë ndonjë këngë tjetër. Po është më mirë të hipësh mbi kalë dhe mund të rrëzohesh. Prandaj nuk bëra dhe këngë tjetër që të ruaja të njëjtin sukses.
Unë vazhdoj të jem këngëtar, më gjen gjithmonë “qejf o qejf o qerrata”. Këto balluke më kanë ngrënë shpirtin mua. Thash të ndryshoj ‘look-un’. Bëhet fjalë për pas 15 vitesh.
“Ne të jugut nuk para hedhim lekë në dasma. Leku nuk tregohet një herë. Di të them vetëm kaq që në jug nuk hedhin, por kanë një zemër të madhe. Në Fier ja kam kaluar mirë, kam pasur dhe një grup, që i përshëndes shumë. Kam e thënë edhe më parë që në Fier konkurrohet si për mikëpritje, ashtu edhe për atmosferë”, u shpreh këngëtari.
Më tej, Spartaku tha se pëlqen të pijë raki, por jashtë orarit të punës. “Në shtëpinë time rakinë e zien nëna. Unë gjithmonë e kam dashur 20 deri 21 për tu zier. Përsa i përket rakisë, nuk ka muzikant që nuk pi. Po unë në punë nuk pi se nuk ka dasmë pastaj. Unë xhelozinë nuk e kam përceptuar ndonjëherë si ashpërsi, është kujdes ndaj atij që do”, shtoi ai.