Këngëtari i famshëm pret fëmijën e pestë nga partnerja 26 vite më e re
Kantautori italian Gigi D’Alessio do të bëhet baba për herë të pestë. Ky lajm është konfirmuar nga revista italiane “Chi”, që ka publikuar disa foto ekskluzive të D’Alessio, i cili shfaqet i lumtur në bordin e një jahti përkrah partneres së tij Denise Esposito, 26 vite më e re. Esposito shihet në foto me barkun e rrumbullakosur që i bie në sy ndërsa kantautori e përkëdhel. Fëmija pritet të vijë në jetë gjatë muajve të vjeshtës dhe D’Alessio do të bëhet baba për herë të pestë.
Nga ana tjetër ish-partnerja e kantautorit, Anna Tatangelo është fotografuar me të dashurin e saj të ri, reperin Livio Cori.
Anna është fotografuar për herë të parë teksa shkëmbente puthje me të dashurin e ri, Livio Cori. Për të dy ishte folur prej muajsh që janë në një lidhje, por asnjëherë nuk kishte prova që e dëshmonin këtë gjë. Në plazh këngëtarja përfshihet nga pasioni dhe e shtrirë në shezlong puth reperin nën sytë kuriozë të paparacëve të ‘Chi’, që kanë realizuar fotot.
Kujtojmë se Gigi D’Alessio dhe Anna Tatangelo kanë qenë një nga çiftet më të dashura të botës së spektaklit dhe ndarja e tyre mërziti shumë fansa. Megjithatë ata vazhdojnë të ruajnë respektin dhe të kenë një marrëdhënie miqësore për shkak të djalit të tyre të quajtur Andrea.