Këngëtari i “Elita 5” proteston me studentët: “Pedagogia i bullizon, e ka keqtrajtimin në gjak”!

Këngëtari i grupit “Elita 5”, Arif Ziberi ka mbështetur studentët e Fakultetit të Muzikës në Shkup, të cilët dolën në protest kundër pedagoges Besiana Memhedi, të cilën e akuzojnë për fyerje, bullizëm sistematik dhe presion. Ziberi tha se ishte në dijeni të presiokneve të mësueses.

“Ky shqetësim ekziston që moti, unë e di, dhe kam ardhur t`i përkrah studentët sepse çdo prind i sjell fëmijët me sakrifica e veta për të mësuar për të studiuar, por profesorja në fjalë me vite e ka në gjak kqtrajtimin dhe ofendimin. Unë jam në dijeni sepse e kam pasur fëmijën, tani e kam edhe fëmijën tjetër këtu në këtë fakultet dhe jam në dijeni të të gjithë gjërave që profesorja i bën ndaj fëmijëve”, ka thënë këngëtari i cituar nga Alsat.mk. Ziberi u shpreh se edhe ai është ankuar tek drejtuesit e Fakultetit, por i ka gjetur dyert e mbyllura.

“Unë gjithashtu kam pasur problem me këtë profesoren për fëmijën tim e kam ngritur zërin, kam shkuar në fakultet e kam ngritur shqetësimin, kam hasur në dyer të mbyllura, nuk e di si është puna, e kam pyetur veten vallë kaq i fortë është ky njeri mbi çdo ligj mbi çdo etikë del kjo?

Kam pyetur edhe zyrtarë edhe politikanë se kush i qëndron prapa. Por unë thjesht kam dal për ti përkrahë pasi që e di se të gjitha që i thonë këto studentë janë shumë të vërteta dhe njëherë e përgjithmonë duhet të gjërat të thuhen ashtu siç janë jo të lihen në harresë”, ka shtuar ai.

Bordo