Këngëtari dhe modelja e njohur do të bëhen prindër për herë të tretë!

John Legend dhe Chrissy Teigen janë ndër ato çiftet romantike të showbizit që nuk ngurrojnë asnjëherë të shfaqin dashurinë e tyre në publik. Këtë herë, modelja ka qenë sërish pjesë e klipit të ri të Legend, “Wild”. Përveç baladës romantike dhe momenteve të ëmbla të çiftit, lajmi që erdhi me të është se ata do të bëhen prindër për herë të tretë!

Në fund të videos, John shfaqet duke përqafuar Chrissy-n teksa ajo përkëdhel barkun e rrumbullakosur.

Ata nuk kanë bërë asnjë deklaratë tjetër dhe duket se kjo ka qenë mënyra se si kanë zgjedhur të bëjnë të ditur lajmin e lumtur. Një burim pranë tyre ka konfirmuar për CNN se është e vërtetë dhe ata do të bëhen sërish prindër.

John dhe Chrissy janë njohur 13 vite më parë dhe janë prindër të dy fëmijëve: 4 dhe 2 vjeç.

News31.al