Këngëtari David Dreshaj rrëfen historinë personale: Karma is a bitch, e kam provuar!
Nga Klotilda Harka/ Në “Kënga Magjike 2016” ishte 16 vjeç dhe në kateroginë e të rinjve mori tre butonë jeshilë e statusin “Big”. Goditje në shenjë kjo me herë të parë e David Dreshajt, talenti që mahniti jurinë me zërin e tij. Djaloshi biond nga Mali i Zi nga ajo skenë ka realizuar disa projekte të goditura, ndërkohë që synon karrierë ndërkombëtare. Nga buja me “Të kam” në “Kënga Magjike”, ai rrëmbeu vëmendjen pak kohë me parë me “Nuk e dua” ku kërcente me dhimbjen, e së fundi me “Lonely” ku i këndon ish-it. Për goditjen e Karmës kur bën ose të bëjnë hile, David rrëfen eksperiencën e tij personale. Për kopertinën e revistës “Story” këngëtari bashkë me një set fotosh artistike nga Ergys Zhabjaku, jep këtë intervistë ekskluzive, ku rrëfen anën tjetër të medaljes së djalit të talentuar në industrinë e muzikë.
“Lonely” titullohet kënga jote e fundit me të cilën ke arritur shumë klikime në pak ditë. Për kë u shkrua kjo këngë?
Po, është e vërtetë që kënga dhe projekti im i fundit titullohet “Lonely”, dhe mbi të gjitha ka arritur shumë klikime në platformën YouTube, vetëm brenda disa ditëve. E them këtë se në pak ditë, vetëm ditët e para të publikimit dhe lançimit si projekt, si këngë, si videoklip ka pasur dhe ka sukses shumë të madh, e po pritet shumë mirë nga publiku i gjerë, nga dëgjuesit e muzikës sime, dhe po ashtu edhe nga fansat e mi. Kënga-projekt, flet dhe është për një vajzë, të cilën e kam dashur shumë, por ajo nuk më ka dhuruar apo dhënë dashuri mbrapsh. E ka bërë këtë gjë vetëm për interes, dhe nuk e ka pasur seriozisht. Pra nuk e ka marrë me seriozitet dashurinë dhe lidhjen tonë, lidhjen mes nesh.
Në vargjet e saj dukesh ai djali i inatosur që i këndon ish-it me mllef dhe nerva. “I don’t give a fuck” është në stilin tënd të përditshëm si shprehje?
Po, është mëse e vërtetë se në vargjet e këngës – projektit, dukem një djalë shumë i inatosur, që i këndoj ish-it, dhe madje siç e thua edhe ti vetë dukem me me nerva, sepse ka të bëjë për një lidhje që tashmë më nuk egziston, një dashurie që me të vërtetë thelleëisht nuk paska egzistuar fare kurrë. Plus edhe teksti është shumë i bukur, shumë filozofik, që në momentin e parë që e kemi shkruar dhe punuar në studion muzikore, tek dhe me PandaMusic, së bashku me Tonic dhe Denk, e kam ditur që është super projekt, super këngë, super tekst. Është një këngë në nivel dhe plot stil, dhe sharm, dhe me potencial. Kurse për fjalinë e fundit, jam edhe nuk jam djalë që në përditshmëri është në stilin tim shprehja: “I don’t give a fuck!”
Ndërkohë mes vargjeve thua edhe “Karma is a bitch”. E ke të vërtetuar bumerangun e Karmës, dhe i trembesh asaj?
Po, është e vërtetë që mes vargjeve të tekstit të këngës-projektit tim “Lonely”, gjendet shprehja, dhe fjalia: “KARMA is a bitch”. E kam vërtetuar me thënë të drejtën. Nuk është se i trembem KARMËS, thjesht gjëja apo gjërat kthehen vetë pas, si tek unë, si tek secili person në këtë botë. Karma të kthehet, sa herë që ti je me dikë i padrejtë, jo korrekt, dhe ia bën dikujt me hile. Ose sa herë që dikush është me ty i padrejtë dhe jo korrekt, dhe dikush ta bën me hile.
Ti personalisht si e ke përjetuar karmën dhe ç’shije kishte?
Po unë me thënë të drejtën e kam provuar personalisht siç e thashë të famshem dhe të ashtuquajturën: “KARMA”, “KARMEN”.
E tashmë në jetën tënde me çfarë parimi ecën në jetë edhe pse je shumë i ri?
Në jetën time personale eci me parimin që: “Ka një Zot lart!” Duhet besuar dhe shpresuar shumë e me pas si parim, punën, vullnetin, pasionin dhe energjinë e mirë. Me pozivitet dhe dashamirësi për të gjithë njerëzit dhe bashkëpunëtorët e tu që të ndihmojnë, mbështesin, përkrahin e të ndihmojnë të ngihesh. E rëndësishme është të gjejmë së bashku një gjuhë të përbashkët, dhe me pas kimi mes njëri – tjetrit, sepse nuk është e lehtë të merresh me këtë sport. Pra të jesh artist dhe këngëtar, prodhues, imazh, brand, është ndër gjërat më të vështira në këtë botë, e sidomos kur sapo ke kaluar të 20-at. Mbi të gjitha duhet të jemi njerëz të mirë, me karakter, me zemër të mirë, të kuptueshëm me njëri- tjetrin, nga secila anë, edhe pala e bashkëpunëtorëve që merren me ty. E kam fjalën për njerëzit që merren me ty, dhe dashamirësit.
Kur themi “Karma” na kujtohet titulli i këngës së Anxhela Peristerit me vargje të Olti Currit, që na përfaqëson në Eurosong. Çfarë pritshmërish ke?
Po është e vërtetë, se kur themi “KARMA” në këngën dhe projektin tim të fundit, të sapopublikuar dhe të sapolançuar, sipas tekstit të këngës dhe projektit, na kujtohet titulli i këngës së Anxhela Peristerit në Eurovizion. Pritshmëritë janë të mira dhe pozitive. Tani Eurovizionit nuk i dihet, sepse është shumë festival i madh dhe shumë prestigjoz, e gjithmonë rezultatet dhe pritshmëritë në atë Festival ndryshojnë ditën e fundit dhe momentin e fundit. Por gjithsesi duhet cekur dhe duhet thënë, që Anxhela Peristeri është një super artiste dhe profesioniste, dhe këndon shumë mirë live. Ka shumë vite eksperiencë, dhe i uroj shumë sukses! Së pari të na përfaqësojë, dhe të na japë një rezultat sa më të mirë, dhe një rezultat sa meë të lartë, sepse e meritojmë dhe na duhet si popull, si komb!
Duke qenë se ke hyrë shumë i vogël në muzikë, je përballur me ndonjë situatë të vështirë që të ka bërë të biesh në depresion?
Po, është mëse e vërtetë edhe kjo çfarë ju po thoni, se unë kam hyrë si artist, si këngëtar, si David, në moshë shumë të vogël në muzikë. Ndër vite të them të drejtën, gjatë rrugëtimit tim artistik kam punuar për të krijuar emër, famë dhe për të arritur për të sjellë këngë e projekte të bukura, dhe më të mira nga e kaluara, më fresh, më ëmbël, më me potencial, më me nivel. Kështu që normal që për të arritur për t’i bërë këto gjëra më është dashur të përballem me shumë gjëra, jo vetëm unë por gjithë artistët e këngëtarët e tjerë, që duan, që kanë dashur, dhe duan të krijojnë emër, famë dhe rrugëtimin artistic. Kështu që është normale dhe kuptohet që kam pas dhe do kem, dhe po kam vështirësi me e arrit cakun, dhe me e mbajt zotërimin në majë të cakut. Dhe normale është dhe kuptohet normalisht që kam pas, kam, dhe do kem situata të vështira, por jo që të më bëjë që të bie në depresion. Ajo është shkallë dhe nivel tjetër, dhe më e rrezikshme, dhe më e pa paperceptueshme për një fytyre publike, për një prodhues, për një artist, këngëtar, dhe për një brand, sepse është familja aty me ty, të afërmit, kushërinjtë dhe shoqëria. Suporti dhe mbështetja e tyre të ndihmon dhe të forcon, e të shtyn shumë të ecësh përpara. Kjo mbështetje të bën të mos dorëzohesh, me e pas më të lehtë në punë, në arritje, në situata të vështira, që mos e lejuar ardhjen deri tek faza ose shkalla e depresionit.
Çfarë do kujtosh nga magjia e parë e skenës kur ishe 16 vjeç, dhe si e përjeton tani?
Nga magjia e skenës së super festivalit “Kënga Magjike 2016” e “Kënga Magjike 2017”, kur isha vetëm 16 vjeç, kujtoj që i hyra muzikës dhe karrierës në tregun muzikor shqiptar shumë seriozisht, me shumë seriozitet. Nga ato ditë kujtoj vetëm momente të bukura. Unë jam gdhend aty, në atë festival dy herë radhazi që kam marrë pjesë, si në vitin 2016, po ashtu edhe në vitin 2017, si artist, si këngëtar. Do e konsideroja një super eksperiencë, dhe e përjetoj si një ndjenjë të bukur, më ka dhënë dhe dhuruar shumë eksperiencë të bukur dhe të mirë, dhe shumë sadisfaksion mbi të gjitha. Po ashtu ka qenë hera e parë që unë jam prezantuar si artist i ri, si këngëtar i ri, si brand i ri, si karakter i ri, si imazh i ri për publikun e gjerë shqiptar, dhe për tregun muzikor shqiptar. Kënga – projekti im i parë për atë kohë “Të kam”, që u prit shumë mirë nga publiku i gjerë shqiptar, nga fansat shqiptarë, dhe nga dëgjuesit dhe adhuruesit e muzikës shqiptare, nga Shqipëria dhe nga Kosova, e nga të gjitha vendet tjera të botës, kudo që ka dhe kudo që jetojnë dhe banojnë shqiptarët.
Si e kujton veten si artist i ri në “Kënga Magjike”, ndërkohë që sapo ka filluar kjo garë përkëtë vit?
Tani vetëm më duhet ta theksoj edhe një gjë të fundit, përsa i përket pjesëmarrjes sime në festivalin “Kënga Magjike 2016” dhe “Kënga Magjike 2017”. Përveç se këngët u priten shumë shumë mirë nga publiku, dëgjuesit, adhuruesit dhe mbështetësit e muzikës se lehtë dhe moderne shqiptare, po ashtu dhe unë u prita shumë mire si artist i ri, fillestar dhe ende i paafirmuar. Po ashtu në “Kënga Magjike 2016”, në kategorinë e Artistëve të rinj (New Artist), nga juria profesionale që ishin atë vit në panel, hyra në finalen e Festivalit me këngën me kompozim, muzikë, Mix&Master e tekst po ashtu të kompozitorit të famshëm, Adrian Hila. Juria profesioniste komentoi se, zërin tim duhet ta dëgjojmë më shpesh në të ardhmen, dhe hyra në “Top 3” më të mirë të Artistëve të Rinj, në kategorinë New Artist, në të gjitha fazat me konkurrentët e tjerë të rinj në garë. Unë si David nga juria profesionale mora 5 butona jeshilë, dhe në fund fitova vendin e dytë në “Kënga Magjike”, nga gati afro 60 konkurrentët e rinj në kategorinë New Artist. Kuptohet u përzgjodha nga juria profesionale, që ishte atë vit në fund fitova, dhe u cilësova nga Ardit Gjebrea, udhëheqesi dhe drejtori i “Kënga Magjike”, dhe po ashtu nga juria profesionale që isha si Artist Big, dhe fitova statusin Big për të gjitha vitet e ardhshme të festivalit “Kënga Magjike”. Kurse në “Kënga Magjike 2017” mora pjesë përsëri me kompozim, muzikë e Mix&Master të hit make- erit në Ballkan, dhe super producentit të famshëm, Darko Dimitrov, dhe tekst nga Olti Curri, ku u riktheva me statusin “Artist Big”. Në këtë pjesëmarrje të dytë arrita deri në gjysmëfinale.
Në tregun e këngëtarëve të famshëm botërorë ku synon të depërtosh, cilët do të veçoje si artistë të vërtetë?
Po, në tregun e këngëtarëve të famshëm ndërkombëtarë, unë personalisht do të veçoja si artistë të vërtetë; Adele, Beyonce, Justin Timberlake, Michael Jackson, Whitney Houston, etj.
Mund të rendisësh 10 pikat e forta për të dominuar në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare?
Unë mendoj dhe besoj që nuk ka as recetë dhe as garanci tek muzika, arti, karriera, fama, brand – i, artisti, arritja, suksesi, hit-i, prodhuesi. Thjesht, puna e palodhshme, të jesh i uritur, këmëngulës, të ndjesh dashuri për punën, pasion, besim, talent, mbështetje, shpresë, Zot, familje, shoqëri, të afërm, e shumë e shumë bashkëpunëtorë të tjerë. Dhe dashamirës të tjerë, që të mbështesin, udhëzojnë e përkrahin që të arrish qëllimet, synimet e tua e suksesin e për të dominuar në skenën shqiptare, e sidomos atë ndërkombëtare./www.story.al
Ergys Zhabjaku’s Studio
Photographed by : Ergys Zhabjaku
Behind The Scenes Video directed by : Flakon Zharku
Styled by : Mira – Perišić – Gogić, David Dreshaj
Make-Up Artist : Nora Rrahmani
Hair Style : Zorana Vukčević, Neno Jovičević, Ilija Ljumović
Retoucher : Getoar Ukimeraj
Cover – Thumbnail of the Video created and designed by : Tribal Rexhepi