Këngëtari britanik merr urdhër mbrojtjeje nga fansja ‘e fiksuar’ që e përndjek e i thotë policisë ‘Më duket se është gay’ (fotot)
Këngëtari i njohur britanik i muzikës së lehtë Craig David ka thënë se ndjehet “i dhunuar” nga një fushatë ngacmimesh e persekutimi prej një adhurueseje, e cila nga ana e saj i thotë policisë se “nuk përbën një kërcënim” dhe se “Elvis Prestley ka pasur fansa edhe më të këqinj”.
41-vjeçari i njohur për ritmet e tij R&B ka përfituar urdhrin e mbrojtjes nga fansja e fiksuar Tanya Jeal, 31.
Jeal raportohet se e ka përndjekur Craig nga viti 2016 deri në 2021, duke trokitur në dhomën e tij të hotelit, duke i ardhur në shtëpi e duke i dërguar letër prindërve të tij.
Në deklaratën e lexuar në gjykatë, këngëtari i këngës së njohur ‘Seven Days’ tha: “Gjitha seria e incidenteve më ka lënë të ndjehem i dhunuar dhe i shqetësuar në shtëpinë time”.
Ai quante Jeal ‘djallëzore’ dhe shtonte se kishte mbetur në frikë.
David shtonte: “Dua të jem i aftë të eci në rrugë pa kthyer kokën prapa nga frika. Kjo femër është i vetmi person që më ka bërë të ndjehem kështu në të gjithë jetën time”.
“Jam përpjekur ta takoj atë si një person i emocionuar prej meje, por kjo u përshkallëzua në diçka të frikshme”.
Gjykatësi Sushil Kumar i tha Jeal: “Ti nuk diskuton asnjë nga kërkesat e tua, si për shembull të kontaktosh, të dërgosh letra apo të shkosh në dhomën e tij të hotelit”.
Jeal tha nga ana e saj se disa gjëra ‘nuk kanë ndodhur ashtu siç i tha ai’.
Ajo shtonte: “Ka një video në YouTube me mua dhe zotin David ku pretendohet se ai është ‘gay’”.
“Ndoshta po të kisha shkuar si burrë te dera e tij, ai do e kishte hapur. E di që duhet të kisha menduar për seksualitetin e tij para se ta takoja”.
Jeal madje mohonte akuzat se do të ndryshonte mendje për David nëse zbulonte se nuk ishte ‘gay’ apo se kishte një të dashur.
“Jo, jo, do të ishte një sajesë. Nuk e kam parë kurrë zotin David me një të dashur”, tha fansja e zhgënjyer.
Dhe ne fakt kengetari ka qene shpesh objekt kurioziteti nga mediat per seksualitetin e tij te padeklaruar.
Oficerja e policisë Flora Curtis, tha se Jeal kishte takuar për herë të parë David në vitin 2016 kur kishte ardhur në një dyqan për të firmosur me autografe albumet e shitura.
Por disa muaj më vonë Jeal shkoi në dhomën e tij në Sofitel Hotel trokiti dhe bëri foto me të, derisa u shoqërua jashtë nga siguria e hotelit.
Pas disa aventurash të tjera ajo kishte trokitur në shtëpinë e “yllit” të saj, duke kërcënuar pastruesen që u përgjigj në cetofon, në rast se nuk fliste apo bënte foto me këngëtarin.
Tanya Jeal e përndjek Craig nga viti 2016 deri në 2021, duke trokitur në dhomën e tij të hotelit, duke i ardhur në shtëpi e duke i dërguar letër prindërve të tij.
Ajo shtonte: “Ka një video në YouTube me mua dhe zotin David ku pretendohet se ai është ‘gay’”.
Kengetari ka qene shpesh objekt kurioziteti nga mediat per seksualitetin e tij te padeklaruar.
Top Channel