Këngëtaret në sherr/ Fifi i drejtohet Tayna-s me këto fjalë
Këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi) ka vendosur të reagojë pas fjalëve të djeshme të reperes, Tayna. Gjatë ditës së djeshme kanë bërë bujë disa fjalë të reperes Tayna, kur ajo ka vendosur që përmes disa videove në Instagram t’i tregojë vendin atyre që po provojnë ta përçmojnë. Tayna i ka përmendur edhe një herë sukseset e saj, e ndërsa ka thënë se nuk e ka asnjë problem me asnjërën nga femrat e shoëbiz-it, këngëtarja e njohur Fifi ka vendosur të reagojë, shkruan Gazeta Express. Ajo me disa fjalë që ka shkruar pikërisht në Instagram, është munduar që ta zbresë Taynan “me këmbë në tokë”, duke i thënë se nuk duhet të krenohet me këto pak koncerte që ka mbajtur dhe me numrin e ndjekësve, pasi po t’i kishte format edhe ajo do t’i kishte bërë me kohë. Në fund, Fifi thotë se këto fjalë i thotë pasi është më e madhe dhe po e këshillon.