Këngëtares shqiptare i ndodh e papritura në Kanë, harron bizhuteritë me vlerë 4 milionë dollarë në avion

Bizhuteritë me vlerë prej 4 milionë dollarë të destinuara për t’i vendosur ylli britanik i muzikës Pop, Rita Ora, në Festivalin e Filmit në Kanë, u zhdukën pasi gruaja që i mbante i harroi në aeroplan.

Mediat e huaja shkruajnë se shoqëruesja, e cila kishte si detyrë që të transportonte bizhuteritë e huazuara nga një markë luksoze, i harroi ato në bagazhet e dorës në avionin e saj në aeroportin e Nisës në Francë, pasi kishte mbërritur aty nga Londra.

Rita-Ora-3

Sipas burimeve policore franceze, kur ajo ka kuptuar gabimin që kishte bërë, u mundua që të rikthehej te avioni por ishte shumë vonë, pasi  ishte ngritur në fluturim për t’u kthyer në aeroportin e Lutonit, në Londër.

“Dikujt që i kishte fluturuar mendja, për pak sa nuk humbi disa miliona dollarë”, thuhet të jetë shprehur me shaka një burim policor, i cili ka shtuar se linja ajrore e kishte siguruar bagazhin derisa fluturimi u kthye në Angli.

Rita-Ora-2

Me të mbërritur në aeroportin e Heathrow, oficerët e policisë i morën bizhuteritë dhe i nisën sërish për në Nisë, ku ishte këngëtarja me origjinë shqiptare.

28-vjeçarja u shfaq në Kanë më 16 maj, teksa mbante një gjerdan të mrekullueshëm diamanti në qafë dhe me një fustan të bardhë bust.