Këngët e Ergys Shahut janë ditar dashurie, pas “Dashni e rrallë” publikon “Unë pa ty”

Në vitin që lamë pas Ergys Shahu bashkë me Mishela Rapon morën pjesë në “Kënga Magjike 2018” me këngën “Dashni e rrallë”. Ndërsa pak ditë më parë Ergysi publikoi videoklipin “Unë pa ty”, në bashkëpunim me Xhenën, një produksion i “Headline records”. Muzika e këngës u punua nga Anxhelo Koçi, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alsked Rrenja. Bën përshtypje nga titujt e këngëve të repertorit të Ergys Shahut, se këngëtari i muzikës pop i publikon këngët si fletët e një kalendari dashurie. Në mars 2010, ai mori pjesë në “Top Fest 7” me këngën “Kur të dua”. Ndërkohë që këto vite ka spikatur me pjesëmarrjen e tij në disa gara muzikore me këngë si: “Fale Zemrën” në “Kënga Magjike 2017”, “Të ndjej” dhe “E paprekshme” në “Top Fest”, etj.