“Këngë bastarde”- Erik Lloshi flet i revoltuar për “këngëtarët” e rinj: Vjedhje e hapur, nuk kam më fuqi…

Vitet e fundit, shumë të rinj po bëhen pjesë e botës muzikore, por jo të gjithë janë këngëtarë dhe kanë talent për një profesion të tillë.

Ka qenë Erik Lloshi ai që ka reaguar shumë i revoltuar ndaj ndryshimeve që po ndodhin me shpejtësi në botën muzikore, duke i mëshuar faktit se nuk mbrohet e drejta e autorit dhe të rinjtë fitojnë në kurriz të këngëtarëve të vërtetë.

“Vjen dikush del nga hiçi dhe merr një çmim, ka pasur raste dhe më të lartë sesa ne dhe këndon dy këngë, që nuk janë as këngë, por më fal për shprehjen janë bastarde komplet dhe në fund këndon këngën e Valbonës, Aurelës, të Anxhelës, të Mateusit, të miat.

Në bazë të kësaj kjo është një lloj vjedhje e hapur dhe asnjë nga ne nuk ndihet. Unë nuk mund të ndaloj askënd të bëhet këngëtar, sepse nuk kam këtë fuqi. Ai shkon fiton në kurrizin tonë. Mund të bësh covera, por nuk fiton.

Kur merren të drejtat autoriale në ‘Youtube’ e një coveri, lekët i kalojnë këngëtarit që ka bërë këngën dhe jo atij që bën coverin. Kur dikush nuk vlen për këtë gjë, atëherë unë bëhem shumë nervoz”,- tha Eriku.

Ndërsa në lidhje me karrierën e tij, Lloshi tha se ka ardhur gjithmonë me balada dhe se ky do të jetë zhanri i vetëm në të cilin do ta shohim.