Kënga “Me ty” e Luiz Ejllit, drejt 10 milionë klikimeve/ Fenomeni që po bën namin në “TikTok”

Me rastin e Shën Valentinit, këngëtari Luiz Ejlli publikoi një këngë, dedikim dashurie për moderatoren Kiara Tito, e realizuar brena shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ka kaluar vetëm një muaj që nga publikimi i këngës në “YouTube” dhe shikimet e kësaj kënge po shkojnë drejt 10 milionëve.

Pra fenomeni “Luiz Ejlli”, me këngën “Me ty”, ka grumbulluar rreth 30 mijë klikime në ditë.

Por nuk përfundon këtu suksesi i tij. Ai ka kaluar edhe Rashel Kolanecin, duke u kthyer në personazhin, hashtagu i të cilit po mbërrin deri në 5 miliardë klikime.

Këngëtari Luiz Ejlli është një nga emrat dhe pretendentët kryesorë për të fituar këtë edicion të “Big Brother VIP”.

Ai ka një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku shqiptar.

Emri i tij është përdorur edhe nga politika. Në “Instagramin” e tij, numri i ndjekësve është rritur frikshëm, duke i kaluar të gjithë banorët e tjerë me mbi 620 mijë ndjekës.

/ CNA.al