Kënga Magjike 2022, ja kur do të jenë netët finale dhe 5 anëtarët e jurisë
Festivali “Kënga Magjike” është eventi ku artistët pjesëmarrës kontribojnë me këngët e tyre dhe garojnë për vendin e parë.
Këtë edicion data e mbajtjes së festivalit do të ndryshojë duke iu rikthyer edhe njëherë traditës së zhvillimit të tij gjatë muajve të fundvitit, ndryshe nga viti i kaluar.
Në vitin 2021 u mbajt gjatë pranverës , por së fundmi produksioni ka njoftuar se janë shpallur datat 23 dhe 24 maj 2022 ku artistët mund të dorëzojnë këngët e tyre pranë “Tv Klan”.
Këtë vit netët finale do të organizohen në nëntor, ndryshe nga viti 2021 që u zhvilluan në maj. Po ashtu janë zbuluar edhe anëtarët e jurisë të “Kënga Magjike 2022”
të cilët dp të jenë: aktorja Ema Andrea, këngëtarja Jonida Maliqi, kantautori Pirro Çako dhe gazetaret Mira Kazhani e Kozeta Kurti.
Fituesi në fuqi i “Këngës Magjike” është Alban Ramosaj, i cili triumfoi vjet me këngën e tij “Thikat e Mia”, që u pëlqye shumë edhe nga publiku.