“Kënga Magjike 2021”/ Artistët që morën statusin “BIG” në natën e dytë gjysmëfinale janë…
Disa prej artistëve të rinj nuk arritën të merrnin statusin “Big” në natën e dytë gjysmëfinale të “Kënga Magjike 2021” që u mbajt mbrëmjen e djeshme.
Këngëtarët që fituan votat e jurisë ishin pesë: Stiv, Kleoniki, Genti Disha, Josil dhe Genti.
Kënga dhe zëri i tyre tërhoqën vëmendjen e anëtarëve të jurisë së përbërë nga: Jonida Maliqi, Enkel Demi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
Nata finale e “Kënga Magjike 2021” do të mbahet ditën e shtunë, më 29 maj.
Për herë të parë pas 22 vitesh, ky festival nuk po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe kjo për shkak të pasojave të pandemisë së koronavirusit.
“Kënga Magjike”u mbajt në studion e emisionit “E diela shqiptare”. Në sallë pati një numër të kufizuar njerëzish të pranishëm, mes tyre edhe artistë që kënduan në natën e parë gjysmëfinale të festivalit.
Këtë vit, Arditi zgjodhi këngëtaren Marsela Çibukaj për ta shoqëruar në drejtimin e këtij spektakli të madh.
Moderatori ka zbuluar gjithashtu se fituesit e këtij viti do të shpërblehen me shuma monetare në shenjë mirënjohjeje.