Kënga i kujtoi njeriun e shtrenjtë, përlotet Arjon Muça! Moderatori ndërpret emisionin

Ka qenë një mëngjes emocionues ky i ditës së sotme për moderatorin Arjon Muça.

Në emisionin që ai moderon çdo ditë krah Arjola Shehut, ka qenë i ftuar grupi i muzikës polifonike Kuçi, që ka kënduar disa këngë. Por, njëra prej tyre e ka emocionuar moderatorin pasi i ka kujtuar atij lidhjen e veçantë me gjyshin.

“Doja t’ju falënderoja sepse më zhytët në emocione të vjetra. Gjyshi im e dëgjonte…” nisi të tregonte ai por nuk mundi të vazhdonte. Në këtë moment kërkoi të ndërpritej emisioni. “Japim një klip sepse më duhet pak kohë”- tha ai. Më pas moderatori ka marrë veten dhe ka vijuar normalisht emisionin.

Një moment shumë emocionues në të cilat jemi mësuar ta shohim rrallë Arjonin.

Arjon Muça ka qenë konkurrent i “Big Brother”, e megjithatë fama e tij zgjati përtej këtij spektakli. Ai vazhdoi karrierën në televizion si moderator i disa emisioneve të ndryshëm dhe prej kohësh tashmë është pjesë e “Ditë e re”.

Arjoni po ashtu është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe me daljet e ndryshme televizive. Kohët e fundit ka qenë shpesh opinionist në “Për’puthen”.

Fillimisht jo pak e zhurmshme ka qenë edhe jeta e tij private. Ai ka qenë në një lidhje me moderatoren Viola Spiro. Edhe pse kishin një lidhje 4-vjecare dhe shfaqeshin ngado nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Arjoni dhe ish velina e “Fiks Fare” i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në vitin 2014 pa dhënë asnjë shpjegim pse.

Pas kësaj ndarjeje Arjoni ka qenë shumë i rezervuar. Ai nuk ka ngurruar të flasë për lidhjet e reja por nuk ka publikuar asnjëherë foto me portretin e partneres. Aktualisht nuk dihet gjë për jetën e tij sentimentale.