Kënga fituese e “Eurovision”-it mund të jetë e vjedhur, akuza të forta për Nettën

Autorët e këngës fituese të Eurovisionit “Toy”, të interpretuar nga Netta, janë akuzuar për plagjiaturë. Kompania amerikane “Universal Music Studios” ka thënë se kënga e Nettës është kopjuar nga hit-i i grupit amerikan “The White Stripes”, “Seven Nation Army”. Kritikët e muzikës kanë vënë re ngjashmëritë mes muzikës së dy këngëve, ndërsa avokatët e “Universal” kanë thënë se ka ngjashmëri në ritëm dhe në harmoni. Publicisti i Nettës tha se këngëtarja që fitoi “Eurovision” këtë vit nuk dëshironte të komentonte këtë incident, sipas Top Channel. Nëse në gjyq fiton kompania “Universal”, Izraeli rrezikon të humbasë çmimin e parë dhe të mos e zhvillojë festivalin “Eurovision” vitin e ardhshëm. Nëse vërtetohet diçka e tillë, triumfi pritet t’i kalojë shqiptares që përfaqësoi Qipron, Eleni Foureira, e cila u rendit e dyta.