Kënga e re Melisës dedikim për Andin/ Ish-konkurrenti i Për’puthen: Plumbi del vetëm me plumb
PANORAMA PLUS/ Ata të dy ishin çifti më i përfolur pas Përputhen dhe më jetëgjati. Por një ditë në portale flitej që Andi dhe Melisa ndahen, askush nuk foli për një periudhë për njëri tjetrin. Andi ka deklaruar që lidhja u bë toksike dhe kishin shumë debate.
Ndarja e Andit dhe Melisës mbetet ende në qendër të vëmendjes mediatike, ku së fundmi po përflitet për lidhjet që ata kanë krijuar. Ajo që i zgjoi më shumë polemikat ishte kënga e Melisës, për të cilën u përfol se ishte një dedikim për ish-partnerin e saj.
Në një intervistë për “Shqipëria Live” Andi i hodhi poshtë të gjitha këto polemika, duke theksuar se ato fjalë nuk i përkasin atij. Gjatë bisedës ai tregoi se tashmë e ka hequr mendjen nga ish-konkurrentja e Për’puthen dhe se është shumë i lumtur në jetën që po bën.
“Ndoshta nuk harrohet, por plumbi del me plumb”, u shpreh ai. Më pas ai u pyet për një lidhje të mundshme me një vajzë tjetër, por Andi vendosi të mos ndajë shumë detaje dhe u treguar i rezervuar. “Se di jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë. Mund të them që jam i lumtur. Nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit”.
Ai deklaroi se është bërë pishman që ka hyrë në Për’puthen, madje edhe se është lidhur me Melisën. “Jam bërë pishman që në hyrjen tek Për’puthen e deri tek lidhja me Melisën, nuk do të doja të ekzistonin nëse do ta ktheja kohën pas”, u shpreh Andi.