Kënga e re e Shakira-s duket si një rrëfim tejet personal, ku shpjegon arsyen e ndarjes nga Piqué

Shakira publikoi këngën e saj “Monotonia”, në bashkëpunim me Ozuna dhe të gjithë mendojnë të njëjtën gjë: Është një dedikim për Piqué-n dhe një rrëfim personal i ndjesive të saj pas të gjithë skandalit të tradhtisë dhe ndarjes.

Fillimisht, Shakira shfaqet në një supermarket, ku sheh Ozuna-n, i cili papritur i gjuan në zemër, ndërkohë refreni thotë: “Nuk ishte faji yt, as i imi/ Ishte faji i monotonisë/ Kurrë nuk thashë asgjë, por më lëndoi/ E dija që kjo do të ndodhte”. Mesa duket, Shakira e ka ndjerë ndarjen nga Piqué.

Zemra e Shakira-s shkëputet dhe ajo nuk di ç’të bëjë me të, pasi ia kanë shkulur nga vendi. Shakira vrapon me një plagë dhe zemrën në dorë, të cilën ia shkelin kalimtarët dhe dy vargje të tjera që na bënë përshtypje ishin ato që flisnin mbi narcizizmin e futbollistit.

“Papritur, ti nuk ishe më i njëjti/ Ti më le prej narcisizmit tënd”, thotë Shakira.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)

Gjatë gjithë videos, ajo mundohet të mbrojë ndjesitë dhe zemrën e saj dhe në fund, e kyç me dryn në një kuti.

Kënga nuk është një baladë tipike, megjithëse mund të shihen sytë e këngëtares me lot. Tani e dimë versionin e Shak, e cila nuk ia lë fajin as atij, as vetes, por monotonisë.

Gjithsesi, ajo bëri atë që di të bëjë më mirë: Ta kthejë dhimbjen në art dhe të na dhurojë himnin e ri të ndarjes.

Anabelmagazine