Kënga e re e Justin Bieber është ‘poezia’ më e ndjerë dedikuar Hailey-t!
Kënga e fundit e Justin Bieber, “Anyone” është një letër dashurie për gruan e tij, Hailey (Baldwin) Bieber.
Videoklipi është një kolazh momentesh nga çifti, që duket se janë në një udhëtim privat nëpër shkretërirë.
“Duke parë jetën time, ti je e vetja gjë e mirë që kam bërë ndonjëherë”, thotë 26-vjeçari.
Në një moment tjetër të këngës ai shprehet:
“Ti thua se s’do të të humb, por s’mund ta parashikojmë të ardhmen.
Nëse një ditë vazhdon pa mua, do sigurohem ta dish se ti je e vetmja që do dua.”
Justin dhe Hailey u martuan në shtator të 2018-ës sepse “donin të jetonin bashkë, por nuk besonin tek bashkëjetesa pa u martuar.”
Çifti është shprehur se “edhe pse ishte e frikshme, martesa i ndihmoi të vazhdonin të rriteshin dhe të mësonin bashkë.”
Siç thotë dhe Justin në këngë:
“Nëse s’do ishte Hailey, s’do ishte askush tjetër!”
Gjithsesi, më mirë dëgjojeni vetë: