Kënga e Malumës dhe The Weeknd “çmend” rrejtin
Disa muaj më parë Maluma publikoi “Hawai” që do kthehej në një hit veror e do i falte kolumbianit disa rekorde. Shumë shpejt kënga pushtoi toplistat në vende të ndryshme të botës, dhe aktualisht numëron mbi 422 milionë klikime.
Javën që lamë pas ai publikoi një foto në Instagram, ku u shfaq krah The weeknd, duke çmendur fansat në mbarë botën, dhe vetëm një ditë më pas kanë publikuar remixin e këngës “Hawai”, duke i vënë flakën rrjetit.
Në më pak se një javë kënga numëron mbi 26 milionë klikime, teksa, Maluma ka njoftuar në rrjetet sociale se projekti i tyre është kënga më e dëgjuar në gjithë botën në Spotify ditët e fundit.
Kujtojmë se pasi “Hawai” u publikua fansat menduan se ajo i dedikohet ish-it të Malumës.
Në këngë kolumbiani shprehet se “ajo” i poston fotot në Instagram vetëm për ta bërë xheloz dhe nëse ai do ta telefononte ajo do të rikthehej me të menjëherë.
Teksti i këngës përkthehet nga spanjisht në anglisht për të përfshirë referenca të dukshme që krijojnë imazhet e Natalia me Neymar në Instagram: “Fotografia që ke postuar duke thënë se ai është qielli yt. Babe, unë të njoh mirë, e di se e bëre për të më bërë xheloz. Unë nuk do të them kush, por dikush më tha që të pa duke qarë.
Në fillim të këtij viti, Natalia i tha Danny Morel se marrëdhënia e saj me Maluma ishte “toksike”, sepse ajo po jepte “1000 përqind” dhe duke marrë “20 përqind” si kthim.
Dhe kënga nis pikërisht me një vajzë që thotë: “Kjo marrëdhënie po bëhet toksike”.