Kendall Jenner: “Vuaj nga ankthi, kjo është arsyeja pse u shkëputa nga rrjetet sociale”
Kendall Jenner gjithmonë ka preferuar të flasë hapur për problemet në jetën e saj. Në episodin e ri të “Keeping Up With The Kardashians” modelja 22-vjeçarja tregon se si ja del mbanë çdo ditë me ankthin. Kendall ka ndarë me të gjithë një video nga ky moment dhe krahas saj ka shkruar: “Të përballosh ankthin nuk është e lehtë, por ndonjëherë të flasësh hapur për të, të ndihmon shumë”. Ataket e ankthit kanë qenë një problem i vazhdueshëm për të dhe për këtë ajo është rrëfyer edhe në një intervistë të saj të pak kohëve më parë për ‘Elle’. “Është interesante, sepse sapo thashë se çdo të thotë të kesh probleme me ankthin të gjithë filluan të vinin tek unë e të thonin: “O Zot, edhe unë”, ka treguar ajo në këtë intervistë. Duke u lidhur me personazhe të tjerë që kanë të njëjtin problem me të, Kendall ka adaptuar forma të reja të relaksimit, si meditimi. Gjithashtu ajo ka treguar se është shkëputur totalisht nga teknologjia, nuk i lexon komentet në rrjete sociale, nuk merret gjithë kohës me telefonin dhe nuk ‘chat’-on as në grupin që ka krijuar familja e saj, shkruan Who.