Kendall Jenner ndez kopertinën e “Vogue Italia”, nudo siç e ka bërë nëna
Ajo njihet për suksesin e jashtëzakonshëm në industrinë e modës, veçanërisht në vitet e fundit kur ka sfiluar në pasarelat më të famshme të globit dhe për disa nga emrat më të mëdhenj të stilimit. Në fakt, 23-vjeçarja Kendall Jenner nuk e ka fshehur kurrë arsyen se, përse ajo mbetet më e lakmuara në një industri tejet konkurruese, duke na e risjellë në vëmendje edhe me xhirimet më të fundit, ku shfaqet tërësisht e zhveshur. Në një promo të sapozbuluar për revistën “Vogue Italia”, bukuroshja brune shfaqet nudo, me përjashtim të dorashkave të verdha, çorapeve të tejdukshme dhe takave të larta e të bardha, teksa i tregon aparatit fotografik pjesë të zjarrta të hijeshisë së saj. Motra më e vogël e Kim Kardashianit tregon “pa doreza” fundshpinën dhe gjoksin, teksa qëndron me një dorë të mbajtur anash derës, ku pret të hyjë, shkruan Top Channel. Kendall është një nga bukuroshet më të paguara mes profilit të lartë, teksa vetëm në janar të vitit 2017 ka marrë një pagesë prej 250 mijë dollarësh për një projekt të titulluar “Fyre”.