Kendall Jenner i acaron me ecjen e saj: Duket si një derë që ecën

Modelja amerikane, Kendall Jenner ka marrë pjesë në sfilatën e modës në Paris, me një prej fustaneve të krijuara nga marka e famshme.

27-vjeçarja, e mbylli shfaqjen e modës për pranverë-verë 2024, me një fustan të kuq dhe me flokë të fryrë.

Ndryshe nga ç’pritej, Kendall mori shumë vëmendje, dhe u kritikua për ecjen në sfilatë, duke e krahasuar si një “derë që ka këmbë”.

Sipas tyre, ajo ishte e “ngrirë” dhe nuk dha atë që pritej nga një modele e njohur në mbarë botën.

Ora News