Kendall Jenner dhe Devin Booker – Dy Akrepë bëjnë publike lidhjen

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë bashkë dhe kjo tashmë është fakt. Çifti kanë konfirmuar lidhjen e tyre duke postuar fotot e para së bashku në rrjete sociale. Modelja 25-vjeçare publikoi një foto ku basketbollisti 24-vjeçar shfaqet i shtrirë në kraharorin e saj ndërsa ajo duke qeshur mbulon fytyrën me dorë.

Ndërsa në foton e publikuar nga Devin, këtë rradhë shfaqet Kendall e mbështetur tek partneri. Basketbollisti e shoqëroi foton me një zemër.

Kendall dhe Devin u përfolën për një lidhje në Prill të vitit të kaluar kur ata shkuan me pushime së bashku në Arizona. Gjatë verës ata u panë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit megjithatë gjatë gjithë kësaj kohe preferuan ta shijonin në privatësi lidhjen e tyre.

Dhe kjo mëse e kuptueshme, si dy Akrepë që janë!