Kendall Jenner bën ndryshimin e papritur në look
Kendall surprizoi me dy lëvizje të papritura. E para ishte pjesëmarrja në një sfilatë mode, edhe pse më herët tha se preferonte që të mos e bëjë këtë vit dhe e dyta e më e rëndësishmja, Kendall sapo është bërë bjonde.
Kendall debutori me flokët bjonde në sfilatën e Burberry-t, gjatë Javës së Modës në Londër dhe në fakt dukej shumë mirë me këtë ndryshim. Kjo ngjyrë nuk është në nuancat e platinit, siç kanë eksperimentuar më parë Kylie Jenner dhe Kim Kadashian. Jo, kjo është një ngjyrë bjonde, e përdorur në mënyrë unike nga Kendall, madje ajo e ka miskuar ngjyrën bjonde me rrënjët e saj të zeza.