Kendall do të bëhet nënë, Kim qan për divorcin. Ju prezantojmë me trailerin e sezonit të fundit të Kardashians

‘Keeping Up With The Kardashians’ do fillojë sezonin e ri që do të jetë edhe i fundit për familjen e famshme. Sigurisht që dramat nuk kanë fund për ta, sepse edhe kur nuk ka më lajme i krijojnë vetë. Por disa supriza publiku mezi po pret t’i shohë pas publikimit të trailerit të parë.

Si fillim Kendall, e vetmja nga motrat që ende nuk është bërë nënë, shpreh dëshirën për të pasur një bebe sa më shpejt të jetë e mundur. Se me kë dhe kur pritet të zbulohet.

Nga ana tjetër Khloe dhe Tristan po shikojnë mundësinë e gjetjes së një nëne surrogate për të pasur një fëmijë tjetër bashkë.

Kim po përjeton dramën e divirocit që si për fat ndodhi pikërisht në momentin kur do finalizohej sezoni i 20-të i reality show-t të tyre.

Këto dhe shumë surpriza të tjera, Kim dhe familja e saj do i zbulojnë në seritë e fundit të reality show-t, i cili për shumë vite ka marrë jetë në shtëpinë e tyre./revistawho.com