Kemi shpresa që të kthehet versioni i vjetër i Instagramit sepse versioni i ri nuk po i pëlqen aspak Kylie Jenner!
Versioni i ri i Instagramit, që ngjan si Tiktok nuk është pritur dhe aq mirë nga përdoruesit e këtij rrjeti social. Shumë janë ankuar se aplikacioni tani ka më shumë reels dhe më pak angazhim në postime. Miliarderja Kylie Jenner publikoi së fundmi jë postim të një përdoruesi tjetër duke dëshiruar ditët e mira të vjetra të Instagramit si një aplikacion për ndarjen e fotove.
“Bëni Instagramin sërish Instagram. (Mos u përpiq të jesh tiktok, thjesht dua të shoh foto të lezetshme të miqve të mi). Me sinqeritet, të gjithë”, thuhet në postim ndërsa Kylie shkruan: “Të luteeem”. Të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe motra e saj Kim Kardashian.
Kur një kërkesë e tillë vjen nga personi i dytë më i ndjekur në Instagram, nuk është çudi që aplikacioni të rikthehet siç ishte. Nëse ndodh, duhet të falenderojmë motrat Kardashian! Rikujtojmë, se në datën 3 maj, kreu i Instagramit Adam Mosseri, njoftoi në profilin e tij për ndryshimin e fundit. Mosseri ndau me ndjekësit se paraqitja e imazheve dhe videove më të mëdha është mënyra e kompanisë për ta bërë përvojën në Instagram edhe më gjithëpërfshirëse.
Një shfaqje më e madhe e content-it, nuk është ndryshimi i vetëm që Instagram ka parë këto kohë. Platforma ka publikuar së fundmi edhe “Following”, “Favorites”, në mënyrë që përdoruesit ta personalizojnë përmbajtjen që duan t’u shfaqet në “Home”, në mënyrë kronologjike. Vetëm një numri të përzgjedhur përdoruesish iu është dhënë akses në test, kështu që nëse nuk keni vënë re një ndryshim drastik në Instagramin tuaj, vlerësojeni për aq kohë sa ju mbetet.