“Kemi punuar edhe pa rrogë…”/ Iva Tiço habit në “S’e Kam me Ty”!
Eftuar sot në “S’e Kam me Ty” ishte Iva Tiço për të folur për gjithçka. Nga karriera deri në dasmën private, gazetarja e njohur u shpreh si kurrë më parë në një intervistë të sinqertë. Teksa tregoi për shefat e mirë dhe ata jo të tillë, ajo u shpreh:
Unë mendoj që drejtues më të mirë janë ata që kanë kaluar të gjitha fazat e gazetarisë. Ata kanë mbijetuar dhe janë ende. Unë kam punuar mirë edhe me burra edhe gra. Ata që kanë qenë të emëruar pastaj kanë kaluar shumë shpejt në gazetari, ata kanë qenë drejtuesit më të mirë. Një drejtues i mirë merret me produktin.
Unë si drejtuese jam të dyja, edhe ngre zërin ndonjëherë. Por pas dy minutash qetësohem. Kam të mirë faktin që nuk kam dhënë urdhra, kam qenë vetë një nga gazetarët. Gjinia nuk ka rëndësi.
Ndërkohë, Iva kujtoi vitet e errëta dhe zbuloi se ka punuar edhe pa rrogë.
Kemi punuar edhe pa rrogë, dhe madje nuk e thonim. Bënim sikur çdo gjë ishte në rregull.
Iva Tiço zbuloi punën e preferuar dhe krahasoi gazetarinë e dikurshme me atë sot…
Top Albania Radio