“Kemi përmirësuar racën gjermane”/ Juli & Rita Ndoci i përgjigjen provokimeve në “E Diell”
Ato janë motrat më të famshme shqiptare, jo vetëm të viteve ’90, por edhe tani. Juli & Rita Ndoci edhe pse jetojnë prej vitesh në Gjermani, sinqeriteti dhe çiltërsia që i karakterizon vazhdon të mbetet në doza të larta. Motrat që thyen tabutë asokohe u përballën me “provokime” për jetën e tyre private në “E Diell”.
“U shua Shqipëria për burra që u martuat me gjermanë” ishte pyetja e parë që motrat iu përgjigjën me batuta:
Rita: “Në Shkodër ne themi, mos e merr burrin nga vendi yt se nesër të bëhet vëlla”.
Juli: “Kurse unë mora përsipër me rregulluar racën gjermane”. I njëjti spontanitet shoqëroi dhe pyetjen e dytë meqë të dyja motrat ishin martuar dy herë.
Këtë herë timonin e përgjigjes e mori Rita duke thënë: “Shyqyr që vëllai ynë (Frederik Ndoci) u martua 3 herë dhe ka marrë të tretën dhe të vërtetën, ishallah ne mbesim këtu ku jemi”.
Motrat Ndoci sollën një energji të jashtëzakonshme në studion e “E Diell” përmes imitimeve, humorit dhe kujtimeve të tyre ndër vite.
Top Channel