“Kemi dëshirë të vendosim rrënjët”- Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha rrëfejnë planet për martesë dhe për tu bërë me fëmijë: Duam një familje të madhe
Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha janë në një lidhje prej disa vitesh. Dhe çifti tani dëshirën që marrëdhënia e tyre të kalojë në një tjetër etapë të rëndësishme.
Muzikantët po planifikojnë dasmën, si edhe të bëhen me fëmijë.
“Dëshira ime është që njerëzit më të ngushtë ti kem aty, dasmën dua ta bëj tek Sahati. Është një vend i bukur. Ahengun dua ta bëj në Vlorë pas dy tre ditësh,”- tha Vitmar në emisionin “Jo vetëm modë”, ku ishte ftuar së bashku me këngëtaren.
“U zgjidh edhe ky muhabet”– iu kthye Marsela, e cila shtoi se ka një dëshirë shumë të madhe për të bërë me fëmijë dhe dëshiron një familje të madhe.
“Dëshira është shumë e madhe për tu bërë me fëmijë, sepse jemi të dy të rritur. Kemi përmbushur mendoj edhe ato etapat e jetës, udhëtimet, eksperiencat, muzikën. Mendoj që vjen një moment kur njeriu e ndjen të nevojshme krijmin e një familje të tijën. Dua familje të madh,”- u shpreh ajo.
Të njëjtin mendim ka edhe partneri i saj, i cili tha se ka qenë djalë i vetëm dhe nuk dëshiron që fëmija i tij të rritet pa motër ose vëlla.
“Unë kam qenë çun i vetëm. Marsela ka pasur gjithmonë familje të madhe. Ndërkohë që unë dua që fëmija im të mos jetë i vetëm. Minimumi të kemi dy fëmijë,”- shtoi muzikanti.
Ndërsa Marsela përfundoi: “Ajo që mbetet më me vlerë janë krijimi i rrënjëve dhe si një familje e re kemi dëshirë të fillojmë të vendosim rrënjët. Kjo është dëshira më e madhe e jona për momentin.”