“Kemi 15 vite bashkë”, Renis Gjoka rrëfen historinë se si u njoh me partneren e tij
Këngëtari i njohur shqiptar, Renis Gjoka, ka zbuluar si rrallë herë disa detaje nga jeta private e tij teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Dola te Ola”.
Renisi ka treguar se Jola, partnerja e tij prej 15 vitesh, ka qenë dikur fansja e tij. Kështu u njohën edhe dyshja, të cilët kanë bashkë një vajzë që quhet Aura.
“Jonën e dua shumë. Më gjendet pranë çdo sekondë. Kemi 15 vite bashkë. Ka qenë fansja ime, jemi njohur, u lidhëm, një lidhje e gjatë që ka kaluar shumë sprova dhe tani është e konsoliduar. Unë gjej rastin t’i them që e dua po aq shumë sa e kam dashur në fillim, ndoshta dhe më shumë”, tha ai.