Këmbët e gjata të Afërdita Dreshaj, shahen nga drejtuesja e portalit me këmbë të shkurtra/ Ndërhyn Lori Hoxha

Lori Hoxha është një nga vajzat më të ndjekura në Shqipëri, e një nga personazhet me ndikim në publik për sa u përket ideve, look-ut, fizikut dhe stilit. Zakonisht ajo nuk reagon për shkrimet që bëhen për të, pasi e mirëkupton në fund të fundit misionin e medias. Por një artikull i portalit “TiranaPost” nuk i ka pëlqyer aspak Lorit, dhe ndaj ka vendosur të mbajë qëndrimin e saj publik. Jo, nuk bëhet fjalë për një shkrim për Lorin por për një kritikë që “Tiranapost” ka bërë për këmbët e Afërdita Dreshajt, e cila momentalisht është duke shijuar festën e saj të beqarisë, para se të martohet me bashkëshortin hoketist çek, Jakub Kindl. “Një foto e fundit e postuar nga koka tek këmbët na i kujtoi. Të gjata dhe pak si çun. Madje po të mos kishim parë fytyrën do të mendonim se është një djalë. Dhe ç`është më e keqja s`ka palestër në botë e ushtrim që të rregullon formën e kockës së këmbës, po pak rëndësi ka”, ishin pikërisht këto komentet e bëra në shkrimin fjalë të shkrimit që kanë bërë që Lori të reagojë në një shkrim në Instastory-in e saj. “Një portal i drejtuar nga një femër që përcjell këtë lloj mesazhi tek ndjekësit e tij. Dhe kërkojmë që femrat të ndihen të forta, të pushtetshme, të barabarta kur jemi ne vetë ato që femrën e ulim çdo ditë; për formën e këmbëve, për buzët e holla e si rrjedhojë dhe për paaftësitë e saj në jetë. Shoqëri misogjiniste. Kërkojmë ndryshim. Shkruajmë çdo ditë për “ndryshimet e Vipa-ve”. Na vjen turp kur shohim buzë fabrike,por jemi vetë ne që e çojmë shoqërinë drejt asaj rruge. Duam të bëhemi si bota, ama këmbët muskuloze s’i duam. Vajzën për të cilën flitet nuk e njoh shumë mirë, dhe nuk dua ta përmend se nuk është vendi im e nuk kam ndonjë portal në të cilin të shpreh mendimet e mia të emancipuara apo të prapambetura sidoqofshin, ama e mbroj si të ishte ime motër. Është shumë e thjeshtë të thuash “është personazh publik, le ta pranojë”, por kurrsesi nuk mund të përdorësh influencën e një mediaje për të shpërndarë mesazhe të tilla si ajo. Refuzoj ta pranoj që gazetaria shqiptare është kjo e sidomos refuzoj të pranoj që femra shqiptare mund të shkruajë publikisht kështu për një femër tjetër. Urojeni, përgëzojeni, pranojani difektet, luftoni për të! Mos e shkelni me këmbë. Ka mjaftueshëm burra për atë punë.”, përfundon statusi argumentues i Lorit. Kujtojmë që portali “Tirana Post” drejtohet nga Mira Kazhani, gazetarja që për hir të së vërtetës nuk shquhet për këmbë të gjata, apo aq të drejta sa t’i kryqëzojë plot vetëbesim si Sharon Stone tek “Basic Instinct”, në panelet televizive ku është e ftuar. Por meqë Kazhani bën shumë vrap nga liqeni dhe palestër për pak muskuj më shumë, mund ta komentojmë me frazën që përdoret në shkrimin e portalit të saj, dhe ç`është më e keqja s`ka palestër në botë e ushtrim që të zgjat këmbët, po pak rëndësi ka…”/Story.al/