Kelvi Kadilli: Unë dhe Dojna në një lidhje? E vërteta ime rreth ferrit të dashurisë, mëkateve dhe lodrave e seksit

I hapur dhe pa tabu në ekran me intervistat e tij të lirshme, Kelvi Kadilli kësaj here ulet në pozicionin e të intervistuarit për kopertinën e revistës “Story”. Frymëzuar nga set fotosh të nxehta për 14 Shkurt me kolegen e punës Dojna Memën, moderatori rrëfen çfarë ndodh mes tyre jashtë studios së “PopCulture”. Ai flet për zjarrin e dashurisë nga bashkimi i dy trupave nudo, ç’fshihet pas pozave ‘hot” të Ergys Zhabjakut, dhe pasionin e tij për lodrat e seksit.

Kelvi-Kadilli-1

Sapo keni realizuar një set fotosh provokuese me titullin “Hell of love”, që e publikuat mesa duket jo pa qëllim më 14 Shkurt. Cila ishte fabula e këtij seti fotosh të nxehta me kolegen e punës, Dojna Memën?

“Luajmë zjarresh”, ishte fabula e fotove. Gjithsesi fotosesioni quhet “Hell of a love” që do të thotë “Një dreq dashurie” ose “Dashuria flakë”.

Dihet që ferri është vendi në botën e përtejme, në të cilin ndërshkohen shpirtrat e njerëzve që kanë bërë një jetë të shthurur e mëkatare. Ti mendon se je njëri prej tyre, dhe deri ku ka shkuar shijimi, që i ke bërë jetës deri më sot?

Ferri dhe parajsa janë shpikje të njerëzimit. Nuk e di çfarë e përcakton termin “mëkat”, por mund të them se kam bërë veprime për të cilat nuk jam krenar. E rëndësishme është të mësosh nga gabimet, por jo të pendohesh. Jetën e shijoj çdo ditë.

Duket se emisioni juaj “Pop Culture” është një aventurë e shpërfillur pa tabu. Kjo do të thotë se puthjet që ke shkëmbyer me Dojna Memën në ekran, pasohen nga puthje të tjera në shtrat jashtë kamerave?

Puthemi çdo ditë, edhe jashtë kamerave.

Duke parë fotot, në kuptimin figurativ keni realizuar skena përhumbjeje të përfshirë nga pasioni. Pyetja është troç fare, jeni në një lidhje ti dhe Dojna?

Përgjigje troç fare: Po ju ç’ju duhet?! Gjithsesi mund të them vetëm që jemi në një lidhje të përditshme.

Po të përnatshme?

Sigurisht që jo!E keni dëgjuar sa shumë flet?! Do më linte pa gjumë!

Kelvi-Kadilli-2

Ç’të tërheq shumë tek Dojna?

Më tërheq dëshira që ka për të qenë unike, dhe e patrembur.

Po ajo çfarë pëlqen tek ty?

Besoj se këto janë karakteristika, që edhe ajo pëlqen dhe unë.

Shumë energjikë të dy, vini në qejf me ndonjë pije apo substancë para daljes në transmetim?

Po. Pimë shumë ujë.

Kelvi-Kadilli-3

Si do e përshkruaje parajsën e bashkimit të dy trupave nudo, pra kur e ke ndjerë qiellin e shtatë?

Bashkimi i dy trupave nudo është i nxehtë. Automatikisht më vjen të përshkruaj ferrin (sipas asaj që njerëzimi beson). Qiellin e shtatë e kam ndier disa herë.

Nëse do të flisnim për “50 hijet e Kelvit”, çfarë mund të veçoje si diçka që nuk mund të na i kap imagjinata?

Jam shumë i ndjeshëm.

Dashuria e vërtetë për ty çfarë është?

Dashuria e vërtetë është të duash dikë më shumë se veten.

Po seksi perfekt a ka nevojë për lodra seksi?

Lodrat e seksit i dua shumë.

Dojna-Mema-1