Kelvi Kadilli ndërron jo vetëm ekran, por edhe partnere

Kelvi-Kadilli-2

“Pop Culture” është emisioni i ri i përditshëm në “Top Channel”, që po moderohet nga Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema. Kështu Kelvi nuk ndryshoi vetëm ekranin e “In TV”, por edhe partneren Sara Kolami me Dojna Memën. “Top Channel” ka bërë bashkë këtë çift të këndshëm, që pas “Select” do të prezantojnë “Pop Culture”. Pas intervistave pa tabu me personazhe të njohur, Kelvi po provon një tjetër aventurë televizive, në të cilën ka bashkudhëtare Dojnën, e cila bën përshtypje për pamjen e veçantë. Në emisionin e parë të “Pop Culture” ata guxuan me një puthje në buzë, që erdhi si “déjà vu” e puthjes së Devis Mukës dhe Dorian Ramaliut në “Fiks Fare” sezonin e kaluar.