Kelly dhe Xheneta njihen jashtë, dalin pamjet

Hyrja e këngëtarit Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Florian në Big Brother VIP ka bërë që rrjeti ‘të ziejë’ nga aludimet dhe hipotezat, pasi këngëtari ka një njohje të vjetër me Xhenetën, ish-partneren e Gjestit dhe ish-banoren e Big Brother Kosova.

Fansat kanë vënë re se Kelly dhe Xheneta kanë bashkëpunuar më parë, pasi modelja ishte protagonistja e një prej videoklipeve të tij të publikuar gjatë verës, në bashkëpunim me Stiv Bokën.

Kjo ka ngritur spekulime mbi marrëdhënien e tyre dhe nëse miqësia e tyre do të ketë ndonjë ndikim në strategjinë e Kelly-t brenda shtëpisë.

Revista Who