Kejvina merr vendimin e papritur: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare, do më shihni nga një cep tjetër i botës

Modelja e njohur dhe ish banorja e Big Brother Vip Kejvina Kthella do të largohet nga mediat shqipate.

Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, pasi synimi i saj tashmë janë të huajat.

Madje, ajo tregon se publiku do ta shikojë me projekte të reja nga një tjetër cep i botës, por s’dimë nga ku.

“Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës”, shkruan Kejvina.