
Kejvina Kthjella: Si modele fitoj çdo muaj 7000€!
Gjatë një bisede brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, banorët kanë diskutuar me njëri- tjetrin mbi profesionet dhe projektet që kanë bërë gjatë karrierës së tyre.
Kejvina kthjella përveçse ka treguar punën që bën, ka bërë të ditur dhe shumat e majme që fiton nga puna e saj si modele.
“Minimumi 6000-7000€ në muaj. Marr disa kontrata”.
Ndërsa Tea ka folur për projektet që ka fituar pasi u bë e njohur falë pjesëmarrjes në programin e dashurisë “Për’puthen”.
Ajo ka treguar për eksperiencën si moderatore në “Goca dhe Gra”, ndërsa shprehet se “i ka ecur mirë”. A.Q-dritare.net