Kejvina Kthella zhvishet në dimër, e ngatërrojnë me Khloe Kardashian

Velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka postuar një foto të fundit në Instagram. Kthella, e cila është bërë pjesë e showbiz-it shqiptar i kthehet herë pas here profesionit të modeles, punë që e ka bërë në Itali. Në foton e fundit zbulon dekoldenë në dimër, ndërsa në kokë mban një peshqir. Ndjekëset kanë vërshuar me komente, ku mes tyre ka ndonjë që thotë se e ngatërroi me Khloe Kardashian. Para pak ditësh Kejvina u përfol në media për një lidhje të mundshme me portierin e Lazios dhe Kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën.