Kejvina Kthella hesht pas ‘Big Brother VIP’, por habit me veprimin për Luizin
Ngritja e zërit, ofendimet dhe shuplakat janë zëvendësuar me “heshtje” nga Kejvina Kthella. Jo më larg se një javë më parë ajo ishte kryefjalë e mediave për një situatë me Luizin në “Big Brother VIP”, ku qëlloi këngëtarin dy herë me shuplakë.
Duke qenë se dhuna fizike nuk tolerohet jo vetëm në ekran, por askund, ajo u përjashtua nga formati. Edhe pse u shpreh e zhgënjyer nga vendimi i produksionit, që pas daljes Kejvina nuk ka thënë asnjë fjalë. Ajo nuk është shfaqur në asnjë program televiziv, teksa duket se “është zhdukur” edhe nga mediat sociale ku nuk ka bërë asnjë postim.
Megjithatë, disa lëvizje në Instagramin e saj nuk i kanë shpëtuar syrit tonë. Fillimisht, Kejvina ka fshirë postimin e fundit nga “feed” i Instagramit ku ishin postuar dy foto të sajat brenda “Big Brother VIP”.